Rinia e Drenasit me mundësi zhvillimi profesional në Finlandë
OJQ Qendra e Rinisë Drenas i ofron rinisë mundësi për zhvillim profesional në Finland.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale OJQ Qendra e Rinisë Drenas u ka bërë thirrje rinisë së Drenasit që të aplikojnë në programin “Ndërtimi i shoqërive të reja” i cili do të realizohet në Finlandë nga data 17.03 – 16.04.2026 në rajonin e Kokkola në Finland, ku të gjitha shpenzimet janë të mbuluara.
Drejtori i organizatës z. Avi Gashi u shpreh: “Jemi të lumtur që mund ti ofrojmë rinisë tonë këtë mundësi unike që të zhvilloj aftësi të reja të punës në ekip, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të praktikoj edukimin jo-formal në shtetin e Finlandës.”
Pjesë e këtij programi do të jenë 11 të ri/reja nga vende të ndryshme të Europës dhe në fund do të paisen me certifikatë. Aplikimi është i hapur deri me datë 08 Shkurt 2026. Klikoni këtu për më shumë info:
https://www.instagram.com/p/DUEPAieDZGc/?igsh=NW9oYTVxeWw2MmE1

