Histori suksesi/ I riu nga Drenica që jeton në Suedi përfundon studimet M. Sc në Inxhinieri Hapësinore

Ambasada e Republikës së Kosovës në Suedi ndan me krenari rrugëtimin profesional të Aulon Nurës, një i ri i suksesshëm nga diaspora jonë, transmeton portali DrenicaOnline.

Aulon Nura, ka përfunduar studimet M. Sc në Inxhinieri Hapësinore (Aerospace Engineering) në Universitetin prestigjioz KTH Royal Institute of Technology në Suedi. Aktualisht, ai punon si Inxhinier i Propulsionit në kompaninë OHB Sweden, një nga kompanitë kryesore evropiane në industrinë hapësinore, duke kontribuar në zhvillimin e teknologjive të avancuara dhe misioneve hapësinore.

Arritjet e tij përfaqësojnë një shembull frymëzues për të rinjtë e Kosovës dhe dëshmojnë potencialin e madh të diasporës sonë në fushat e shkencës, inovacionit dhe teknologjisë.

Auloni sot iu bashkua Rrjetit të Profesionistëve të Rinj, platformë e krijuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Stokholm./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë