Ngacmim seksual në Drenas, arrestohet i dyshuari
Një rast i ngacmimit seksual është raportuar më 09.01.2026, rreth orës 16:50, në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë, një femër e mitur, ka denoncuar rastin ndaj një të dyshuari, i cili dyshohet se ka të meta mendore.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet përkatëse./DrenicaOnline/

