Asamblistja Edona Hoti dhuron pagën mujore për familjet në nevojë në Malishevë
Asamblistja e Nisma Socialdemokrate në Malishevë, Edona Hoti, ka njoftuar se pagën e saj mujore nga Kuvendi Komunal do ta ndajë për familjet në nevojë dhe për ato që janë goditur nga vërshimet.
Hoti theksoi se në momente të vështira askush nuk duhet të mbetet i vetëm, duke theksuar se solidariteti dhe humaniteti janë vlera që duhet të na bashkojnë. “Kur dhimbja troket në derën e dikujt, ne nuk duhet të kthejmë shpinën. Sot më shumë se kurrë, zgjedh të jem pranë tyre,” u shpreh ajo.
Ky veprim është vlerësuar si një gjest solidariteti dhe përkrahjeje për qytetarët që po përballen me pasojat e vërshimeve dhe vështirësi të tjera sociale.

