Sulmon viktimën me mjet të fortë, arrestohet një person në Drenas
Të enjten rreth orës 15:00, Policia ka arrestuar një të dyshuar në Drenas, pasi që pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka goditur me një mjet të fortë viktimën, mashkull kosovar.
Viktima ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

