Xhevahir Geci në terren deri në oret e hershme të mëngjesit, kërkon mbështetje të Qeverisë pas vërshimeve
Xhevahir Geci ka njoftuar se pas vërshimeve me angazhimin e vullnetarëve dhe institucioneve komunale, deri në orët e hershme është realizuar pastrimi i urës së Llaushës, duke mundësuar normalizimin e qarkullimit dhe largimin e mbetjeve të shkaktuara nga uji.
Gjenerali Geci ka falënderuar institucionet komunale për gatishmërinë dhe mbështetjen, si dhe çdo qytetar që kontribuoi me vullnet dhe përkushtim në menaxhimin e situatës.
Ai ka bërë thirrje që Qeveria e Kosovës të jetë pranë qytetarëve të prekur nga vërshimet dhe të ofrojë mbështetje të menjëhershme, përfshirë fonde për sanimin e dëmeve, përmirësimin e infrastrukturës dhe kujdes të vazhdueshëm, në mënyrë që situata të tilla të menaxhohen më mirë në të ardhmen.







