Lajm i hidhur: Ndërron jetë në moshë të re profesoresha e pianos, Afërdita Agushaj Ismaili

Ka ndërruar jetë në moshë të re profesoresha e pianos nga Gjilani, Afërdita Agushaj Ismaili, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, kolegët, nxënësit dhe komuniteti muzikor.

E ndjera njihej si një pedagoge e përkushtuar dhe një shpirt i butë artistik, e cila përmes pianos nuk edukoi vetëm aftësi muzikore, por edhe vlera njerëzore.

Me ndjeshmëri, durim dhe dashuri për artin, ajo la gjurmë të thella në formimin muzikor dhe shpirtëror të nxënësve të saj, si dhe në bashkëpunimin profesional me kolegët.

Humbja e saj ka krijuar një boshllëk të dhimbshëm në ambientet arsimore dhe artistike, por kontributi dhe përkushtimi i saj do të mbeten të gjalla në kujtesën e të gjithëve që patën fatin ta njohin dhe të punojnë me të./JepiZë/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë