Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Drenas
Pas stabilizimit të gjendjes dhe krijimit të kushteve të sigurta për operim, angazhimit të ekipeve të KOSTT-it në terren dhe koordinimit të vazhdueshëm me KEDS, njoftojmë qytetarët se furnizimi me energji elektrike për konsumatorët që furnizohen nga nënstacioni Drenasi 2 është rikthyer.
KOSTT shpreh falënderim për të gjitha institucionet lokale dhe ekipet e angazhuara në terren për bashkëpunimin dhe reagimin e shpejtë në menaxhimin e situatës, si dhe falënderon qytetarët e prekur për mirëkuptimin e treguar gjatë kësaj ndërprerjeje të përkohshme.

