Haradinaj: Shaban Shala dhe familja e tij ishte në ballë të proceseve për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në përvjetorin e 14 vdekjes së Gjeneral Shaban Shalës ka thënë se ai dhe familja e tij ishte në ballë të proceseve për liri.

“Gjeneral Shaban Shala ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, ish i burgosur politik, ish bashkëthemelues e drejtues i KMDLNJ-së dhe njëri ndër luftëtarët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas luftës, dha kontribut të çmuar në proceset shtetndërtuese, me theks të veçantë në themelimin e zhvillimin e TMK-së dhe transformimin në FSK”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se e gjithë familja e Gjeneral Shalës ishte ne ballë të proceseve për liri.

“Kisha nderin që në kohën e luftës për liri, të bashkëveproj me vëllain e tij Bedriun, i cili ra heroikisht në ballafaqim me armikun në mbrojtje të Junikut, më 10 gusht 1998. Emri i tij u nderua nga Brigada 134 “Bedri Shala” e ZO të Dukagjinit. Gjeneral Shaban Shala, të kujtojmë përjetë!”, ka thënë Haradinaj.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë