Mergim Lushtaku: Do të vazhdoj të jem zëri dhe përfaqësuesi juaj në Kuvendin e Kosovës

Deputeti Mergim Lushtaku ka reaguar pas rezultatit zgjedhor, duke falënderuar qytetarët për besimin dhe duke theksuar se do të vazhdojë ta përfaqësojë zërin e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk e sheh rezultatin si fitore personale, duke kritikuar ashpër qeverisjen e pesë viteve të fundit, për të cilën tha se nuk ka marrë përgjegjësi për dështimet, por ka zgjedhur gjuhën e shpifjeve dhe etiketimeve ndaj kundërshtarëve politikë.

Lushtaku u ka bërë thirrje edhe një pjese të diasporës që, sipas tij, të jetojnë realitetin e Kosovës nga afër, me paga, shpenzime dhe shërbime si qytetarët brenda vendit, në mënyrë që të kuptohet më qartë gjendja reale sociale dhe ekonomike.

Ai ka ftuar qytetarët që në të ardhmen të votojnë me arsye dhe gjykim të ftohtë, duke bërë krahasime mes situatës së sotme dhe asaj të para pesë viteve, si dhe me vendet e rajonit.

Në fund të reagimit, Lushtaku ka falënderuar votuesit e PDK-së dhe veçanërisht ata që i dhanë besimin personal, duke theksuar se nuk do të dorëzohen dhe se do të vazhdojnë angazhimin politik.

“Nuk dorëzohemi”, ka përfunduar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë