Vjedhje e rëndë në Drenas: Vidhet kasaforta me armë, para dhe ari

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas.

Sipas raportit të policisë, ankuesi kosovar ka njoftuar se gjatë periudhës 21.12.2025 – 01.01.2026, në intervalin kohor 21:00–01:00, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë.

Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një sasi parash dhe ari, si dhe dy orë dore. Po ashtu, është vërejtur mungesa e DVR-së së kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë