Drenasi nuk ka luksin të heshtë, kërkohet mobilizim i menjëhershëm para 28 dhjetorit

Shkruan: Xheladin (Shaban) Shala

Drenasi nuk ka luksin me u zhytë në apati jo tash kur po afrohet 28 dhjetori dita kur qytetarët japin verdiktin e tyre, Çka po ndodh sot në terren? Një heshtje që s’i ka hije askujt jo Partisë, jo strukturave, e aq më pak atyre që historikisht kanë ditë me mbajt gjallë energjinë politike në këtë qytet.

Mungesa e mobilizimit në Drenas nuk është veç thjesht “pauzë” eshte shqetesim.

Drenasi s’e ka pasur kurrë problem me dalë para, me i prijë proceseve, me tregu se kush është. Prandaj, heshtja e sotme s’është normale, as rastësi.

Kur mungon fjala, rritet dilema kur mungon angazhimi, rritet dyshimi. Dhe kur mungon uniteti… atëherë rreziku bëhet real. Nëse dikush mendon se gara politike fitohet me grupe të vogla, me ego personale ose me llogari të momentit, atëherë s’e njeh Drenasin. As s’e njeh qytetarin që e ka pasur gjithmonë afer e krahe të fortë për rrugëtimin politik te Partise Demokratike te Kosoves.

Fitorja kërkon zë,kërkon energji kërkon mobilizim dhe kërkon bashkim. Drenasi e ka pasur gjithmonë këtë ADN, por dikush sot po harron me e aktivizu.

Ky qytet nuk e njeh humbjen, këtu punët janë fitu krah për krah, me ide të qarta, me strukturë, me organizim, po edhe me guxim me i thënë gjërat troç kur nuk shkojnë.

Mjaft heshtje, mjaft blof, Mjaft pritje. Drenasi meriton përfaqësim të denjë. Meriton njerëz që e çojnë përpara, jo që e lënë në mjegull. Kjo betejë nuk kërkon ” gjeni”. Kërkon unitet. Dhe ai unitet duhet me u ndërtu sot, jo më 29 dhjetor kur gjithçka ka marrë fund.

Reflektoni jo si slogan, por si detyrim ndaj Liderëve tanë te luftes dhe paqes ndaj qytetarëve që presin punë, jo heshtje.

Drenasi e ka energjinë, Veç duhet me ia hapë kapakun.
Perjetesishte PDK

Me respekt
Xh.Sh.Shala

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë