Aksident me fatalitet në Bresje, humb jetën një person

Një aksident trafiku ka ndodhur dje rreth orës 01:00 në Bresje të Fushë Kosovës.

Lajmin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai ka thënë se në atë aksident është përfshirë një veturë, një person ka pësuar lëndime dhe ekipi mjekësor ka konstatuar se i njëjti është pa shenja jete.

“Policia është marrë me procedurat në vend ngjarje”, ka thënë Krasniqi.

Në media është raportuar se viktima është, 30 vjeçari Mentor Zmajlaj nga Suhareka.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë