Arrestohet një person në Drenas pasi sulmoi prindërit dhe i largoi nga shtëpia
Një rast i dhunës në familje është regjistruar mbrëmjen e 7 nëntorit në komunën e Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 20:10, është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, të cilët më pas i ka larguar nga shtëpia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse./DrenicaOnline/

