Këta janë dy vëllezërit që dyshohet se u vranë në Golluboc të Malishevës

Një vrasje e dyfishtë dyshohet të ketë ndodhur në Golluboc të Malishevës.

Sinjali raporton se viktimat janë: Driton Morina dhe Naim Morina.

Të dy u qëlluan për vdekje para derës së shtëpisë së tyre, në momentin kur familja është ende në ditë zie për vdekjen e babait, i cili ishte varrosur para pak ditësh.

Sipas burimeve të mediumit nga strukturat e afërta me hetimin, personi i dyshuar për vrasjen është Astrit Isufi, bashkëshorti i motres së viktimave. Ajo kishte ardhur në shtëpinë e vëllezërve për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tyre.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë