Reduktime të ujit në Drenas për shkak të turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar konsumatorët e komunës së Drenasit se aktualisht po përballet me reduktime të furnizimit me ujë.

Sipas njoftimit, kjo situatë ka ardhur si pasojë e turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit, pas punimeve teknike të kryera në këtë zonë.

“Për shkak të turbullirës së krijuar në kanalin e Ibër Lepencit pas punimeve teknike, po ballafaqohemi me reduktime të ujit derisa të bien turbullirat në kanal”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”, transmeton portali DrenicaOnline.

Kompania ka bërë thirrje për mirëkuptim nga qytetarët, duke theksuar se furnizimi me ujë do të normalizohet sapo të përmirësohet cilësia e ujit në kanal.

“Mbeteni të njoftuar”, përfundon komunikata e KRU “Prishtina”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë