Arrestohet gruaja në Abri të Poshtme, nuk respektoi urdhrin mbrojtës të gjykatës
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të mospërfilljes së urdhrit mbrojtës në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt.
Sipas raportit, rreth orës 08:00 është arrestuar një femër kosovare, e dyshuar se nuk ka respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata ndaj viktimës, një mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje, ndërsa më pas, me rekomandim të mjekut kujdestar, është transferuar në QKUK – Psikiatri për trajtim të mëtejmë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është në hetim nga njësitë kompetente.

