Burri e ndal veturën më Drenas dhe e kanos bashkëshorten
Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Drenas, ku një grua ka pësuar lëndime të lehta pas një incidenti me bashkëshortin e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 nëntor 2025, kur i dyshuari, bashkëshorti i viktimës, gjatë udhëtimit me veturë, e ka ndalur automjetin, e ka zbritur gruan nga vetura dhe e ka kanosur.
Gjatë momentit të largimit, viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet nga njësitet kompetente.

