Arrestohet një person për vrasjen në Fushticë të Poshtme, policia jep detajet e fundit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje komunën e Drenasit. Një person është vrarë me armë zjarri në fshatin Fushticë e Poshtme, rreth orës 13:30, konfirmon raporti zyrtar i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, nën dyshimin se ka qëlluar për vdekje viktimën, po ashtu mashkull kosovar, transmeton portali DrenicaOnline.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar një pistoletë, një gëzhojë dhe një fishek, që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Hetimet për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj vrasjeje tragjike janë duke vazhduar./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë