Vrasje me armë zjarri në Fushticë të Drenasit, një person humb jetën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.
Zyrtarja për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për DrenicaOnline se rasti është raportuar rreth orës 13:30.
“Sot, rreth orës 13:30, policia është njoftuar për një person (mashkull) të plagosur në fshatin Fushticë të Drenasit. I njëjti është dërguar menjëherë në QMF Komoran, ku nga ana e stafit mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka deklaruar Ahmeti.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa nën drejtimin e Prokurorit të Shtetit, po zhvillohen hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje tragjike./DrenicaOnline/

