Vrasja në Fushticë të Drenasit, viktima kishte ardhur nga Suedia për pushime

Një person ka humbur jetën sot në fshatin Fushticë e Poshtme të Drenasit si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit.

Zyrtarja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se rasti është raportuar rreth orës 13:30

Ndërsa viktima, me inicialet R.Shala, është dërguar në QMF Komoran, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Mësohet se R.Shala kishte ardhur nga Suedia për pushime në Kosovë.

Policia dhe Prokuroria janë në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e plota të vrasjes./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë