Muzika patriotike e deh – 57-vjeçari qëllon me armë brenda lokalit në Fushë Kosovë, arrestohet nga policia

Një incident i rrezikshëm është regjistruar pas mesnate në Fushë Kosovë, ku një person ka qëlluar me armë zjarri brenda një lokali gjatë kohës kur po konsumohej alkool dhe muzikë.

Ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor 2025, rreth orës 00:45, në rrugën “Dëshmorët e Lirisë”.

I dyshuari rreth 57-vjeçar, pas konsumimit të alkoolit, ka nxjerrë armën nga trupi dhe ka qëlluar me të brenda lokalit, në momentin kur po këndohej një këngë patriotike. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një armë zjarri, një karikator me katër fishekë, si dhe një gëzhojë kalibër 9mm dhe tre fishekë kalibër 7.62mm, të gjetura nga njësia e forenzikës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë