Migjen Nuha publikon baladën e re “Me pas mujt” – emocion dhe ndjenjë në çdo varg (Video)
Këngëtari i njohur nga Drenasi, Migjen Nuha, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor me titull “Me pas mujt”, një baladë e ndjerë që po pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga publiku.
Kënga, e sapo publikuar në platforma të ndryshme muzikore, po merr komente pozitive dhe vlerësime për melodinë e ngrohtë dhe interpretimin e fuqishëm të artistit.
Produksioni muzikor është realizuar nga Baresha Network, ndërsa videoklipi mbart imazhe artistike e emocionale nën regjinë e “A Films”.
Migjen Nuha, me zërin e tij karakteristik, vjen sërish për të sjellë ndjenja të vërteta përmes muzikës që prek zemrën e dëgjuesve./DrenicaOnline/


