Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Likoc
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast vdekjeje që ka ndodhur në fshatin Likoc të Skenderajt, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit zyrtar, viktima, një mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi i mjekëve, të cilët kanë konstatuar vdekjen.
Me urdhër të prokurorit të rastit dhe në kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës./DrenicaOnline/

