Arrestohet një person për dhunë në familje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në qytetin e Skenderajt, ku një person është arrestuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas raportit zyrtar, i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton portali DrenicaOnline.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit në prezencë të zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale (QPS), ajo së bashku me vajzën e saj është dërguar në strehimore për mbrojtje.

I dyshuari, pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë