Persona të panjohur vjedhin targat e një veture në Drenas
Një rast vjedhjeje është raportuar në Drenas.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i janë vjedhur targat e veturës së tij me targa vendore, e cila kishte qenë e parkuar para shtëpisë së tij.
Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse policore, për të identifikuar autorët dhe zbardhur motivet e kësaj vjedhjeje.

