Hapet pika më e re e “Lab Oil” në Komoran — shpërblime dhe surpriza për klientët në hapjen e madhe këtë të shtunë!

Në Komoran po hapet pika më e re e kompanisë “Lab Oil”, që vjen me standarde të larta shërbimi, cilësi të garantuar dhe korrektësi në çdo detaj.

Hapja zyrtare do të zhvillohet të shtunën, më 1 nëntor, ku të gjithë vizitorët do të kenë mundësinë të përfitojnë shpërblime dhe oferta të shumta gjatë ditës së parë të hapjes.

Përveç furnizimit me naftë dhe benzinë me cilësi të lartë, kompleksi i ri përfshin edhe një market modern si dhe restaurantin “N’GIZZI”, i cili hapet po ashtu në të njëjtën ditë si pjesë integrale e pikës së re të “Lab Oil”.

“N’GIZZI” sjell një ambient bashkëkohor dhe mikpritës, ku klientët mund të shijojnë ushqime të përgatitura me kujdes dhe një atmosferë të veçantë.

“Lab Oil” dhe “N’GIZZI” ftojnë të gjithë qytetarët të jenë pjesë e hapjes së madhe në Komoran 2, për të përjetuar nga afër ditën festive dhe për të përfituar nga surprizat dhe dhuratat e përgatitura posaçërisht për këtë rast.

Lab Oil – Cilësia bën diferencën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë