Hapet “n’GIZZI Restaurant” në Komoran – një vend ku çdo pjatë gatuhet me dashuri

Me shumë gëzim e emocion, Olt Bytyqi ka njoftuar hapjen e n’GIZZI Restaurant, një vend i ri që pritet të sjellë një përvojë të ngrohtë dhe unike për dashamirët e ushqimit cilësor dhe atmosferës së bukur.

Restoranti do të hapë zyrtarisht dyert më 1 nëntor, në ora 17:00, në Komoran – te pika e re, LAB OIL.

“Ky është një fillim i ri për ne. Një vend ku çdo pjatë gatuhet me dashuri, çdo aromë flet vetë dhe çdo buzëqeshje ka mikpritje”, ka shkruar Olt Bytyqi në njoftimin e tij në rrjete sociale.

Në mbrëmjen e hapjes, mysafirët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqime të përgatitura me kujdes, të shoqëruara me muzikë të këndshme dhe atmosferë të mrekullueshme festive.

“n’GIZZI Restaurant” synon të bëhet një nga vendet më të pëlqyera për darka familjare, takime miqsh dhe evente të veçanta, duke ofruar cilësi, shije dhe shërbim të përzemërt.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë