Isak Neziri: VV po luan me fatin e Kosovës, zgjedhjet janë zgjidhja e vetme për të dalë nga qorrsokaku

Ish kandidati për deputet dhe afaristi i njohur nga Drenasi, Isak Neziri, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke e akuzuar Vetëvendosjen se po e dëmton Kosovën me bllokadë dhe mungesë të vullnetit për marrëveshje politike, transmeton portali DrenicaOnline.

“Nuk luhet me fatet e Kosovës e aq më pak nga një parti që ka marrë besimin e qytetarëve sikurse po e bën VV-ja. Kosova po dëmtohet çdo ditë dhe nuk ja ka borxh klasës politike”, ka deklaruar Neziri.

Ai ka shtuar se është fatkeqësi që një parti fituese e zgjedhjeve, edhe pas nëntë muajve bllokadë, nuk provon të ulet për të arritur një marrëveshje që do t’i siguronte vendit qeverisje stabile dhe të qëndrueshme.

“Zgjedhjet janë zgjidhja më reale që i ka mbetur Kosovës si e vetmja mundësi e fundit për të dalë nga qorrsokaku,” ka theksuar ai, duke kujtuar se PDK si parti shtetformuese ka ditur çdo herë të sillet me dinjitet dhe përgjegjësi për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë