I drejtoi armën një personi në kafiteri, arrestohet nga Policia në Llapushnik
Një incident ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në fshatin Llapushnik të komunës së Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 03:00, një person është arrestuar pasi në një kafiteri, nën ndikimin e alkoolit, i kishte drejtuar një armë zjarri një personi tjetër.
Viktima kishte arritur t’ia largonte armën nga dora dhe ta merrte atë.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një armë zjarri me një karikator dhe dhjetë fishekë kalibër 9mm.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”, ndërsa pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./DrenicaOnline/
Foto: Arkiv

