Aksident tragjik në Bresje, një person humb jetën (Pamje të rënda)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, ku për pasojë një person ka humbur jetën, transmeton portali DrenicaOnline.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 16:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në Bresje, Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Në vend-ngjarje është ftuar njësia emergjente dhe zjarrfikësit. Ekipi mjekësor ka konstatuar se një person është pa shenja jete. Njësitet përkatëse policore janë duke u marrë me rastin”, deklaroi Krasniqi për DrenicaOnline.
Në vendin e ngjarjes ndodhen njësitet policore dhe zjarrfikësit që po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit./DrenicaOnline/

