Pamje ekskluzive: Momenti kur Armend Zemaj përplaset fizikisht me një qytetar në sheshin e Prishtinës
Gazeta Blic ka siguruar pamjet ekskluzive nga momenti kur ka ndodhur përplasja fizike ndërmjet deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, dhe një qytetari në sheshin kryesor të Kryeqytetit.
Në videon e kapur nga kamera e Gazeta Blic, shihet momenti kur tensionet mes dy palëve kalojnë në konfrontim fizik, ndërsa të pranishmit përpiqen të ndërhyjnë për t’i ndarë.
Ende nuk dihen rrethanat e plota që çuan në këtë incident, por pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët po kërkojnë sqarime nga vetë deputeti dhe institucionet përkatëse.
