Gjenerali Wesley Clark konfirmohet zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes së Thaçit
Gjenerali amerikan Wesley Clark, është konfirmuar zyrtarisht se do të jetë dëshmitar i mbrotjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë.
Ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi fushatën 78-ditorëshe të bombardimeve kundër çarqeve të ushtrisë dhe policisë serbe që po kryenin gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës, është dëshmitari më i rëndësishëm që mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi e ka sjellë në Hagë deri tani për të dëshmuar në favor të ish-udhëheqësit të Drejtorisë Politike të UÇK-së.
Ish-ushtaraku amerikan është dëshmitari i pestë me radhë i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. I pari që dëshmoi ishte ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, James Rubin.
Pas tij, dëshmoi Paul Williams, këshilltar i delegacionit të Kosovës në Rambuje. I treti ishte John Duncan, ish-këshilltar i Clark-ut dhe i katërti ishte Jock Covey, zëvendëskryeadministrator i Kosovës nga viti 1999 deri më 2001.
