Enver Bytyqi nga Skenderaj ka nevojë për ndihmën tonë – çdo kontribut mund t’i shpëtojë jetën

Një 55-vjeçar nga Skenderaj, Enver Bytyqi, po përballet me një sëmundje shumë të rëndë që po rrezikon jetën e tij. Ai është diagnostikuar me Zgjerim Aneurizmatik Intracerebral – C7 (i djathtë) dhe ka pësuar hemorragji subaraknoidale (SAH).

Sipas raportit mjekësor të lëshuar nga Klinika e Radiologjisë në QKUK, Enveri ka nevojë për trajtim urgjent jashtë vendit, pasi ndërhyrjet e nevojshme nuk mund të realizohen në Kosovë.

Familja ka nisur një thirrje humanitare për ndihmë, pasi kostoja e trajtimit në Turqi arrin në rreth 24,000 euro, shumë që ata nuk mund ta përballojnë vetëm.

Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të shpëtojë një jetë.

Të dhënat për donacione: Emri i përfituesit: Enver Bytyqi Banka: NLB Banka sh.a. Adresa: Rr. Ukshin Hoti nr.124, Prishtinë, Kosovë Numri i llogarisë (IBAN): XK05 1701 0838 0008 8312 SWIFT/BIC: NLPRXKPR Adresa personale: Rr. Halil Syl Hamza nr.21, Abria e Poshtme – Skenderaj

Për donatorët ndërkombëtarë, pagesat mund të realizohen përmes bankave korrespondente të NLB Bankës në Slloveni, Austri, Gjermani, Zvicër, Belgjikë, Maqedoni, Shqipëri dhe Mal të Zi (sipas dokumentit të bashkëngjitur).

Kontakti për më shumë informata: +383 43 744 382

Le ta ndihmojmë Enverin të fitojë betejën për jetën!
Çdo kontribut është një hap drejt shërimit të tij.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë