Vdes një person në Aeroportin e Prishtinës gjatë procesit të check-in

Të mërkurën rreth orës 21:00 ka ndërruar jetë një shtetas zviceran në Aeroportin e Prishtinës.
Sipas njoftimit të policisë, viktimës i është keqësuar gjendja shëndetësore gjersa ishte duke pritur për të udhëtuar në Zvicër.
Atij i është ofruar ndihma mjekësore por pastaj ka ndërruar jetë.
“Aeroporti ‘Adem Jashari’, Lipjan 22.10.2025 – 21:00. Është raportuar se një mashkull shtetas zviceran, i cili ka qenë duke pritur për të udhëtuar për në Zvicër, i është keqësuar gjendja shëndetësore i është ofruar ndihma mjekësore, por pastaj ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.