Më e votuara/ Laureta Thaçi, figura që i dha energji dhe dinjitet fushatës fituese në Drenas

Laureta Thaçi ka qenë një nga figurat më të spikatura të fushatës zgjedhore në Drenas. Si bartsja e listës së iniciativës “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, ajo arriti të fitojë 9,970 vota, duke e bërë njërën nga kandidatet më të votuara në komunë dhe duke tejkaluar me rezultat edhe listën dhe kandidatin rival për kryetar, Petrit Hajdarin, trasmeton portali DrenicaOnline.
Gjatë gjithë fushatës, Laureta ka qenë zëri dhe prezantuesja kryesore e projekteve të realizuara dhe vizionit të kryetarit Ramiz Lladrovci. Në çdo takim e tubim elektoral, ajo ka pasur një rol aktiv, duke e paraqitur punën e bërë dhe synimet e reja të komunës me profesionalizëm, qartësi dhe bindje.
Vizioni i saj i qartë për zhvillim, përfshirje dhe transparencë u vlerësua lart nga qytetarët, të cilët ia dhanë besimin me pothuajse 10 mijë vota – një tregues i respektit dhe mbështetjes që gëzon në Drenas.
Laureta Thaçi është përmendur nga shumë bashkëqytetarë si një përfaqësuese e denjë e ekipit të Lladrovcit, që ka kontribuar fuqishëm në fitoren e listës “Për Drenasin Kampion”, e cila arriti një rezultat historik në zgjedhjet e fundit.
Si bartsja e listës fituese, Laureta Thaçi pritet të ketë një rol të rëndësishëm në mandatin e ri, duke vazhduar të përfaqësojë qytetarët me përkushtim dhe energji pozitive./DrenicaOnline/