Burim Bujupi, kandidat për Kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit

Pas fitores së thellë të listës “Për Drenasin Kampion”, është mbajtur takimi i parë me asamblistët e zgjedhur dhe kandidatët për Asamble, në prani të kryetarit të rizgjedhur të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, dhe Shefit të Shtabit Zgjedhor, Arben Shala, transmeton portali DrenicaOnline.

Në këtë takim, me konsensus të plotë, asamblistët vendosën që Burim Bujupi të jetë kandidati për Kryesues të Kuvendit Komunal të Drenasit, ndërsa Gani Krasniqi do të udhëheqë si Shef i Grupit Parlamentar.

Kryetari Lladrovci i uroi të pranishmit për fitoren që e cilësoi “shembullore” dhe “fitore të qytetarëve kampionë”, duke falënderuar të gjithë për përkushtimin dhe bashkëpunimin gjatë fushatës zgjedhore.

“Burim Bujupi është përfaqësues me integritet dhe punë konkrete, i cili do ta udhëheqë Kuvendin me dinjitet dhe transparencë, në shërbim të qytetarëve të Drenasit”, u tha gjatë takimit.

Drenasi, siç theksoi Lladrovci, edhe këtë herë dëshmoi se është zemra e Kosovës, duke vazhduar rrugëtimin me qytetarë e përfaqësues kampionë në çdo institucion të komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë