Aksidenti afër Drenasit, katër persona të lënduar (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30 në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, raporton DrenicaOnline.

Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa si pasojë katër persona kanë pësuar lëndime.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka deklaruar se personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor.

“Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal,” ka thënë Ahmeti për DrenicaOnline.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit./DrenicaOnline/

VIDEO👇

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë