Mërgimtari ia thotë në sy Kurtit: “E ki kryet e fort, ke mujt ta krijosh moti qeverinë me Nismën” (Video)

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me diasporën shqiptare në Londër, ka folur hapur për procesin e krijimit të qeverisë së re, duke thënë se është duke u përpjekur maksimalisht që deri të dielën ta formojë kabinetin “Kurti 3”.

Megjithatë, Kurti ka pranuar se situata nuk është e lehtë dhe se ekziston mundësia e zgjedhjeve të reja nëse nuk arrihet një marrëveshje politike. Ai u shpreh se opozita nuk po tregon vullnet për bashkëpunim në krijimin e qeverisë së ardhshme.

Gjatë fjalës së tij, ka ndodhur edhe një moment interesant: një mërgimtar nga salla iu drejtua Kurtit duke i thënë se edhe ai “e ka kryet e fort”, sepse ka mundur ta krijojë qeverinë me Nismën që moti.

Ky moment ka shkaktuar reagimin e pjesmarrësve tjerë në takim të cilët filluan të brohorasin emrin ‘Albin Kurti’, ‘Albin Kurti’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë