Marshi tradicional kundër kancerit të gjirit në Drenas përcjell mesazhin e solidaritetit dhe kujdesit

Edhe këtë vit në Drenas është mbajtur marshi tradicional në kuadër të aktiviteteve për muajin e sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Ky aktivitet simbolik bashkoi institucione, organizata dhe qytetarë, të cilët ecën së bashku nga Komuna e Drenasit deri te sheshi “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, me qëllim përcjelljen e mesazhit të solidaritetit dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje.

Në kuadër të kësaj fushate, në bashkëpunim me Komitetin e Nivelit Lokal për të Drejtat e Njeriut (KNJKDNJ), Zyrën për Barazi Gjinore (ZBGJ) dhe Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, janë mbajtur ligjërata informuese, është bërë shpërndarja e fletushkave edukative dhe janë zhvilluar aktivitete me gratë e komunitetit.

Qëllimi kryesor i kësaj nisme është të inkurajojë çdo grua të kujdeset për shëndetin e saj, duke mos neglizhuar kontrollet e rregullta mjekësore.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me KNJKDNJ dhe ZBGJ, mbetet e përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve që synojnë parandalimin, vetëdijesimin dhe kujdesin për shëndetin e grave, duke e vendosur qytetarin në qendër të vëmendjes.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë