Gjimnazistët e Drenasit me aktivitet sensibilizues për kancerin e gjirit

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, në Gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas u zhvillua një aktivitet me domethënie të veçantë, i organizuar nga vetë nxënësit nën udhëheqjen e Këshillit të Nxënësve.

Përmes krijimit të kartolinave rozë, fijongove simbolike dhe mesazheve vetëdijësuese, nxënësit u bashkuan fushatës sensibilizuese për të përçuar mesazhin e kujdesit dhe solidaritetit.

Gjatë aktivitetit u mbajt një sesion informimi dhe këshillimi, i përgatitur nga vetë nxënësit, ku u trajtuan tema mbi rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe mbështetjes emocionale për personat që përballen me këtë sëmundje. Psikologia e shkollës ndau këshilla të vlefshme mbi mënyrat e mbështetjes morale, ndërsa drejtori dhe stafi pedagogjik dhanë mbështetje të plotë për realizimin e aktivitetit.

Kontribut të veçantë dha edhe Kryqi i Kuq – dega Drenas, që ndihmoi me materiale dhe informacione profesionale.

Puna u zhvillua përgjatë dy ditëve dhe u përmbyll me një pjesë praktike, ku nxënësit përforcuan ndjenjën e përgjegjësisë sociale dhe humane.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë