Garat komunale në hendboll – shkollat e Drenasit shkëlqejnë me suksese sportive

Në kuadër të aktiviteteve sportive komunale, janë zhvilluar garat komunale në hendboll për shkollat e mesme të ulëta dhe të larta të Komunës së Drenasit. Aktiviteti u organizua nga Drejtoria për Arsim dhe Kulturë dhe u përmbyll me ndeshjet finale në Palestrën sportive “Hysni Jetullahu” në Drenas.

Në total morën pjesë 30 shkolla të mesme të ulëta dhe 2 shkolla të mesme të larta, duke treguar angazhim dhe sportivitet të lartë nga nxënësit dhe mësimdhënësit pjesëmarrës.

Rezultatet e Garave të Hendbollit

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta – Vajzat
Vendi i parë: SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Vendi i dytë: SHFMU “Abedin Bujupi”, Arllat
Vendi i tretë: SHFMU “Dëshmorët e Qëndresës II”, Tërstenik II
Lojtarja më e mirë: Sitronela Bogiqi – SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Jeton Bogaj – SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran

Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta – Djemtë
Vendi i parë: SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Vendi i dytë: SHFMU “Xheladin Gashi – Plaku”, Komoran
Vendi i tretë: SHFMU “Rasim Kiçina”, Drenas
Lojtari më i mirë: Enis Gashi – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Sami Thaçi – SHFMU “Hasan Prishtina”, Llapushnik

Shkollat e Mesme të Larta – Vajzat
Vendi i parë: SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Vendi i dytë: SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Lojtarja më e mirë: Blinera Gashi – SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Fidan Ramadani – SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas

Shkollat e Mesme të Larta – Djemtë
Vendi i parë: SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Vendi i dytë: SHML “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, Drenas
Lojtari më i mirë: Labinot Mehmeti – SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas
Mësimdhënësi më i suksesshëm: Elmi Zymeri – SHML “Fehmi Lladrovci”, Drenas

Këto gara u zhvilluan në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Drenasit, me qëllim të promovimit të sportit, shëndetit dhe frymës garuese te të rinjtë.
Urime të gjitha shkollave, nxënësve dhe mësimdhënësve për angazhimin dhe rezultatet e arritura.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë