Zëri i Arllatit në asamble/ Tringa Bujupi, femra më e votuar e PDK-së

Tringa Bujupi është zyrtarisht e zgjedhur asambleiste e Kuvendit Komunal të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Ajo doli si femra më e votuar në listën e PDK-së, duke fituar mbështetjen e madhe të qytetarëve të komunës së Drenasit dhe veçanërisht të banorëve të Arllatit, reansmeton portali DrenicaOnline.

Në një reagim falënderues, Bujupi ka shprehur mirënjohjen e saj të thellë për votën dhe besimin e qytetarëve:

“Me mirënjohje të thellë ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen tuaj. Falë votës suaj, kam nderin të përfaqësoj komunitetin tonë si asambleiste. Kjo fitore nuk është vetëm e imja, është e jona! Është fryt i besimit tuaj në ndryshim, në përfaqësim të ndershëm dhe në punë për të mirën e përbashkët.”

Ajo theksoi se do të jetë një zë aktiv brenda Asamblesë Komunale, në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Drenasit:

“Ju siguroj se do të jem zëri juaj dhe do të punoj me përkushtim për të përmbushur pritshmëritë që më keni dhënë. Faleminderit familjes sime, bashkëpunëtorëve, banorëve të Arllatit dhe çdo qytetari të Drenasit që më mbështeti në këtë proces demokratik.”

Tringa Bujupi vlerësohet si një prej femrave më aktive dhe përfaqësuese të denja të PDK-së, e cila me përkushtim dhe profesionalizëm pritet të japë kontribut të rëndësishëm në punën e Kuvendit Komunal të Drenasit./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë