Një javë nga zgjedhjet: Drenasi e mbylli garën në raundin e parë, në Prishtinë e Mitrovicë vazhdon ende – Partitë presin balotazhin

Të dielën e javës së kaluar qytetarët e vendit iu drejtuan kutive për herë të dytë brenda vitit. Për dallim nga 9 shkurti, ku ata zgjodhën të preferuarit e tyre për nivelin qendrore, me 12 tetor, qytetarët zgjodhën liderët në nivel komunal. Megjithatë, e diela nuk mjaftoi për shumë komuna që t’i zgjedhën qysh në raundin e parë kryetarët, kësisoj, ata me 9 nëntor do të votojnë sërish për udhëheqësit komunalë, shkruan Gazeta Express.

Në këto zgjedhje, vëmendjen kryesore e morën tri komuna, ajo e Prishtinës, Mitrovicës së Jugut dhe Drenasi.

Përderisa në këtë të fundit gara përfundoi ditën e diel, pasi që Ramiz Lladrovci fitoi kundër kandidatëve të tjerë, në Prishtinë dhe Mitrovicën Jugore, gara ende s’ka përfunduar.

Në Mitrovicë gara ende është e hapur. Atje Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ka lëvizur nga vendi i dytë në pozitën e parë me gjithsejtë 15 mijë e 745 vota apo 47.97 %

Ndërsa, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri është i dyti me 15 mijë e 629 vota, apo 47, 61%.

Këto rezultate përfshijnë numërimin e votave nga vendvotimet si dhe ato me postë, por jo edhe ato me kusht ato të personave me nevoja me nevoja të veçanta.

Edhe në Prishtinë, ku do të ketë po ashtu balotazh, gara është po ashtu e ngushtë.

Atje ku gara tashmë zhvillohet mes Përparim Ramës, nga Lidhja Demokratike të Kosovës, dhe Hajrullah Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje, diferenca mes tyre në vota është e vogël.

Për momentin, Rama ka 33.76% ose 33,141 Vota, ndërsa Çeku ka 32.96% ose 32,351 Vota.

Përveç Mitrovicës e Prishtinës, në balotazh ndër tjerash shkojnë edhe komuna si Prizreni, Gjakova, Suhareka, Rahoveci, Vitia, Klina e Peja.

Megjithatë, ka edhe komuna të tjera që përveç Drenasit, po ashtu nuk do të shkojnë në balotazh. Komuna si Skenderaj, ku fitues është shpallur Sami Lushtaku nga PDK. Istogu ku fitues është Ilir Ferati nga LDK. Podujeva, ku fitues është Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosja. Ferizaj me Agim Aliun nga PDK. Lipjan, ku ka fituar Imri Ahmeti nga LDK. Malisheva ku fitues është Ekrem Kastrati nga NISMA. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë