Kreshnik Smajlaj, kandidati më i votuar i AAK-së në Prishtinë

Kreshnik Smajlaj, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë, ka konfirmuar zyrtarisht se ka siguruar ulësen në Asamblenë Komunale të kryeqytetit, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një postim falënderues, ai ka bërë të ditur se numërimi i votave që përfundoi mbrëmë e ka nxjerrë atë si kandidatin më të votuar nga radhët e Aleancës, me gjithsej 773 vota, pa përfshirë ende votat e diasporës.

“Me mirënjohjen më të thellë ndaj jush, edhe zyrtarisht kam siguruar ulësen në Asamblenë e Prishtinës. Ky është një privilegj dhe nder të cilin ma dhanë qytetarët, dhe të njëjtin do ta kthej në punë e përgjegjësi. Faleminderit të gjithë votuesve që më besuat që të jem zëri juaj në kryeqytet. Ju don Kresha 🫶🏻”, – ka shkruar Smajlaj.

Kandidati i AAK-së është vlerësuar për një fushatë të qetë, konstruktive dhe me fokus në zërin e rinisë dhe zhvillimin urban të Prishtinës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë