Shaip Muja e kishte nuhatur herët: Memli, Vlora dhe grupi i Prishtinës tani përballen me pasojat e humbjes së PDK-së në Drenas

Një seri e përgjimeve të publikuara nga Insajderi rreth 10 vite më parë, zbulojnë një bisedë mes ish-deputetit të PDK-së, Shaip Muja, dhe ish-shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci. Në këtë bisedë, Muja akuzon Memli Krasniqin, Vlora Çitakun dhe disa eksponentë të tjerë të PDK-së nga Prishtina për aktivitete partiake të zhvilluara pa dijeninë e deputetëve dhe strukturave lokale të partisë.

Në atë kohë, Muja kishte paralajmëruar për “ndarje” dhe “moskoordinim” brenda partisë, duke theksuar se “po përpiqeshin të mbrojnë interesa të ngushta personale nën petkun e partisë”.

Dekada më vonë, zhvillimet politike i kanë dhënë të drejtë: PDK ka humbur bastionin e saj historik – Drenasin, ndërsa Memli Krasniqi, Vlora Çitaku dhe disa figurë të tjera të larta të qendrës do të përballen me përgjegjësinë politike për këtë rezultat.

Kjo bisedë e vjetër po shihet sot si paralajmërim i hershëm për krizat e brendshme.

Tani brenda partisë janë shfaqur zëra të pakënaqur, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Memli Krasniqit dhe anëtarëve të kryesisë për gabimin e bërë në Drenas — mosrikandidimin e Ramiz Lladrovcit për edhe një mandat.

Lladrovci garoi si kandidat i pavarur dhe fitoi pa balotazh, duke mposhtur kandidatin zyrtar të PDK-së, Petrit Hajdarin.

 

Pra kryesia e partisë në krye me Memlin nuk e menaxhoi siç duhet procesin e kandidaturës në Drenas, dhe si pasojë, PDK humbi bastionin e saj më të fortë – Drenasin.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë