Ky është asamblisti më i votuar në Kosovë

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Islam Ukaj, kandidat për Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka dalë më i votuari në nivel vendi, duke siguruar plot 1,576 vota, transmeton portali DrenicaOnline.

Me këtë rezultat të jashtëzakonshëm, Ukaj jo vetëm që renditet i pari në listën e PDK-së në Prizren, por edhe më i votuari ndër të gjithë kandidatët për kuvende komunale në Kosovë, duke vendosur një rekord të ri elektoral.

Në mandatin e kaluar, Islam Ukaj ka shërbyer si Drejtor i Inspektoratit Komunal në Komunën e Prizrenit, në kabinetin e kryetarit Shaqir Totaj, ku është vlerësuar për profesionalizëm, korrektësi dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

Rezultati i tij konfirmon besimin e madh të qytetarëve të Prizrenit, të cilët e kanë shpërblyer me votë punën e tij të palodhshme dhe angazhimin për zhvillimin e komunës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë