Kushtrim Veseli zgjidhet asamblist në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, del më i votuari në listë

Kushtrim Veseli ka fituar mandatin si asambleist i Kuvendit Komunal të Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, duke dalë më i votuari pas bartësit të listës me 324 vota.
Rezultati i tij tregon besimin dhe përkrahjen e gjerë që ka fituar tek qytetarët e Vushtrrisë, transmeton portali DrenicaOnline.

Në postimin e tij falënderues, Veseli ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që e mbështetën:

“Faleminderit familjes sime, miqve dhe dashamirëve që më besuan, më qëndruan afër dhe më përkrahën me zemër e me votë.
Falë jush, tash jam pjesë e Asambles Komunale të Vushtrrisë.
Premtoj se çdo vendim, çdo fjalë dhe çdo hap do ta bëj me ndjenjën që kam për këtë qytet dhe për njerëzit e tij.
Ky është vetëm fillimi, dhe rrugën e vazhdojmë bashkë.”

Kushtrim Veseli është shembull i gjeneratës së re që synon të sjellë energji të reja, transparencë dhe zhvillim në jetën publike të Vushtrrisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë