Isak Neziri sjell me sukses studentët kosovarë nga puna sezonale në Gjermani

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i suksesshëm, Isak Neziri, ka njoftuar se një tjetër iniciativë e tij për punësimin sezonal të studentëve kosovarë në Gjermani ka përfunduar me sukses, transmeton portali DrenicaOnline.

Nëpërmjet këtij programi, dhjetëra të rinj patën mundësinë të punojnë gjatë verës në kompani gjermane, për të siguruar kursime që do t’u ndihmojnë në mbulimin e studimeve dhe përkrahjen e familjeve të tyre.

“Shumë i lumtur që një tjetër iniciativë e imja për punësimin sezonal të studentëve kosovarë në Gjermani ka përfunduar me sukses. Ata sot janë kthyer në Kosovë, dhe me kursimet e tyre, mund të financojnë studimet e tyre dhe ndihmojnë familjet. Faleminderit për besimin”, ka shkruar Neziri.

Kjo nismë e radhës konfirmon përkushtimin e tij për të ndihmuar rininë kosovare dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me tregun evropian të punës./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë