Hamiti nuk bëhet asamblist, por falënderon të gjithë ata që e votuan

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për Asamblenë Komunale të Drenasit, Hamit Kastrati, ka falënderuar të gjithë bashkëvendasit, miqtë dhe përkrahësit pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve lokale, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një postim publik, Kastrati njoftoi se, pavarësisht përkrahjes së madhe, nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t’u bërë pjesë e Asamblesë Komunale. Megjithatë, ai shprehu mirënjohje të thellë për besimin dhe inkurajimin e marrë gjatë gjithë fushatës.

“Edhe pse rezultati nuk ishte ai që dëshiroja, ndihem jashtëzakonisht mirënjohës për përkrahjen dhe fjalët inkurajuese gjatë gjithë këtij rrugëtimi. Kjo përvojë më ka dhënë edhe më shumë motiv për të vazhduar të kontribuoj për komunitetin tonë.”

Kastrati gjithashtu uroi suksese të gjithë të zgjedhurve që do të jenë zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal, duke theksuar se do të mbetet i përkushtuar ndaj Drenasit dhe i hapur për bashkëpunim në çdo iniciativë që sjell të mira për qytetin./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë